TRAGJIKE: Ky është personi që u gjet i varur në oborrin e shtëpisë – 64-vjeçari nga Cernica dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Cernicë të Gjilanit, ku një burrë është gjetur i varur në rrethana të dyshimta në oborrin e shtëpisë së tij.

Viktima është Besim Vranovci, i lindur në vitin rreth 64-vjeçar, i cili është gjetur nga nëna e tij, A.V, e cila ka dhënë alarmin rreth orës 08:00 të mëngjesit të 4 gushtit 2025. Trupi i tij u gjet i varur me litar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Fevzi Hoxha”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia, Njësia e Krimeve të Rënda dhe krim-teknikët, ndërsa Prokurori i Shtetit ka autorizuar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë rrethanë tjetër që mund ta ketë çuar viktimën drejt këtij akti tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit