Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i parë i një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku viktima V. Sh., 49-vjeçare, është gjetur e shtrirë në tokë nga familjarët, me lëndime të rënda në kokë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e kanë transportuar fillimisht në emergjencën në Mitrovicë, e më pas, pas trajtimit fillestar, është dërguar në QKUK – Reparti i Neurokirurgjisë.
Megjithatë, gjatë ditës gjendja e saj është përkeqësuar dhe rreth orës 15:00, viktima ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe hetimet rajonale, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Hetimet janë në vazhdim.









