Ato ishin atje për të kaluar fundjavën në kampin veror, të rrethuara nga natyra. Më pas lumi Guadalupe doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje, me një valë balte dhe mbeturinash që fshiu gjithçka brenda pak çastesh.

Është një skenar apokaliptik që vjen nga Qarku Kerr, Teksas (Shtetet e Bashkuara), i goditur nga një përmbytje e dhunshme që goditi “Mystic”, një kamp veror i krishterë përgjatë lumit që strehonte gjithsej rreth 750 vajza.
Numri i viktimave është dramatik dhe për fat të keq, është në ndryshim të vazhdueshëm. Viktimat e konfirmuara nga autoritetet janë të paktën 51.

“Kemi gjetur 43 persona të vdekur në Qarkun Kerr: 28 të rritur dhe 15 fëmijë”, deklaroi sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha.

Vdekjet e tjera u regjistruan në qarqe të tjera fqinje: tre në Qarkun Burnet, një në Qarkun Kendall, një në Qarkun Tom Green dhe katër në Qarkun Travis. Qindra shpëtimtarë janë ende në zonat e përmbytura dhe operacionet e kërkimit janë ende në vazhdim”.

Midis viktimave të konfirmuara është edhe drejtori i kampit veror Heart O’ the Hills në Hunt të Teksasit, ndërsa vajzat që ende mungojnë mendohet të jenë të paktën 27.
“Nuk kam parë kurrë një vend kaq të shkatërruar nga një ngjarje natyrore”, shkroi Guvernatori i Teksasit Greg Abbott në ‘X’, i cili vizitoi vendin e tragjedisë disa orë më parë. “Nuk do të ndalemi derisa të gjejmë të gjitha vajzat që janë ende të zhdukura.”

Përmbytjet shkatërruese filluan të premten, duke përkuar me fillimin e fundjavës së 4 korrikut, me reshje shiu që nga sasia janë me ato të disa muajve, por në fundjavë ranë në pak orë.
Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi njoftime duke parashikuar më shumë reshje dhe paralajmëroi se “rrjedhja e tepërt mund të shkaktojë përmbytje të lumenjve, përrenjve, dhe zonave të tjera të ulëta dhe të prirura ndaj përmbytjeve”, duke krijuar kushte të rrezikshme në zonat e prekura.

Gerardo Martinez, 61 vjeç, duke përshkruar skenën tha se “uji arrinte deri në majat e pemëve. Rreth 9 metra. Makina, shtëpi të tëra po binin poshtë lumit.”

Vala 8 metra e lartë
Lumi Guadalupe shkaktoi përmbytjen natën e së premtes, 4 korrik, deri të shtunën, 5 korrik, me nivelin e ujit që u rrit tetë metra në më pak se një orë, duke gjeneruar një valë që përmbyti zonën plot me kampe dhe kampe verore.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar më shumë se 850 njerëz në harkun kohor prej 36 orëve dhe vazhdojnë të punojnë kundër kohës për të gjetur ata që janë ende të zhdukur. Banorët e Qarkut Kerr, si dhe kampistët, u kapën në befasi nga “cunami” i baltës, edhe sepse nuk ka sistem paralajmërimi në zonë.











