Tragjedia në Malishevë: Prokuroria thotë se shkaqet e zjarrit ku vdiqën babai me dy fëmijët janë ende të panjohura

Një zjarr tragjik në një banesë në Malishevë i ka marrë jetën një 35-vjeçari dhe dy fëmijëve të tij të mitur (9 dhe 12 vjeç). Prokuroria njoftoi se hetimet janë në fazë fillestare dhe shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, duke mos konfirmuar nëse ngjarja u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi.


Prokurorja Ardita Beqiri-Hyseni ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit tragjik në Malishevë.

Sipas saj, të gjitha njësitet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Ajo shtoi se deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me shkakun e zjarrit, përfshirë raportimet se ai mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.


“Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vend ngjarje… nuk kemi informacion deri më tani për këtë (se është raportuar se zjarri ka ardhur nga një bombol gazi)”, ka thënë Beqiri-Hyseni.

Ndërkohë, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka bërë të ditur se viktimat janë një burrë rreth 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në një banesë kolektive në lagjen “Mirdita” të Malishevës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 12:55.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit