Akil Gjeçi, një i ri 28-vjeçar nga Tropoja, ka humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se Gjeçi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
28-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.










