spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit zbulojnë shkakun: Motorët e avionit dolën jashtë funksionit

Hetuesit janë përqëndruar aktualisht tek dy motorët GEnx të Boeing 787 të Air India, pasi dyshohet se janë ndalur pothuajse në të njëjtën kohë menjëherë pas ngritjes nga pista, gjatë aksidentit tragjik të ndodhur më 12 qershor.

Sipas hetimeve, problemi mund të ketë filluar që gjatë përshpejtimit në pistë, në momentin kur avioni kishte arritur shpejtësinë që nuk lejonte më ndërprerjen e ngritjes.

Avioni Boeing 787, i cili transportonte 242 persona, përfshirë 230 pasagjerë, 10 anëtarë të ekuipazhit dhe dy pilotë, ishte nisur nga Ahmedabad në Indi dhe kishte destinacion Londrën Gatëick.

Rreth 30 sekonda pas ngritjes, ai humbi lartësinë dhe u përplas mbi disa ndërtesa, duke përfshirë kantinën e një spitali universitari.

Nga kabina ishte dërguar sinjali i emergjencës “mayday”, por pilotët nuk arritën të japin më shumë shpjegime.

Një pasagjer arriti të shpëtojë duke dalë nga avioni që po digjej. Deri tani, 270 persona mbetën të vdekur përfshirë 241 në avion dhe 29 në tokë ndërkohë pritet që ky numër të rritet.

Analiza e një videoje tregon se pak para përplasjes ishte aktivizuar “Ram air turbine”, një turbinë emergjente që ndizet automatikisht kur humbet totalisht energjia elektrike ose presioni hidraulik, duke nënkuptuar ndalimin e motorëve.

Kjo shton dyshimet për një defekt në motorë.

Ekspertët kanë testuar disa skenarë të mundshëm në simulator, duke marrë parasysh peshën e avionit, temperaturën në pistë (37°C) dhe pozicionin e flap-eve. Vetëm skenari i ndalimit të të dy motorëve çoi në aksident.

Hetimi është ende në zhvillim dhe nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë defektin mekanik, gabimin njerëzor, sabotažën, ose defektin e softuerit që kontrollon motorët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit