Tragjedi në Suedi: 20-vjeçari vritet me thikë, shkak dyshohet një konflikt i vitit 2011 mes dy familjeve shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në një familje shqiptare në Suedi, ku një 20-vjeçar është goditur për vdekje me thikë.

Rasti tragjik u raportua të shtunën mbrëma në qendër të Kristianstad, ndërsa policia suedeze ka arrestuar tre persona rreth moshës 25-vjeçare të dyshuar për vrasje.

Sipas informacioneve të para, i riu u plagos rëndë me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në qendër të qytetit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori.

Klankosova.tv mëson se incidenti dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve, që kishte nisur që në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë.

Atë kohë, një ndërhyrje mes dy djemve 12-vjeçarë kishte shkaktuar përleshje mes prindërve dhe tensionet mes familjeve thuhet se kishin vazhduar ndër vite me incidente të tjera.

Viktima që vdiq të shtunën raportohet se ishte vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin e vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë vëllai i familjes tjetër.

Ky rast po hetohet nga Policia dhe Prokuroria në Suedi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit