spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tragjedi në Skenderaj: Zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën në vendin e punës te “Rroni-t Group”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një punëtor ka ndërruar jetë në vendin e punës brenda objektit banesor të kompanisë ndërtimore “Rroni-t Group”.

GazetaKosova.net mëson se viktima është Robert Veliu.

Sipas pronarit të kompanisë, Armend Tahiri, punëtori ka humbur jetën si pasojë e një sulmi kardiak gjatë kohës sa ishte duke punuar në ambientet e brendshme të objektit.

“Fatkeqësisht, një punëtor ka vdekur brenda objektit banesor, pasi ka pasur sulm kardiak gjatë kohës sa punonte.

Ai pra as nuk është rrëzuar nga skelet dhe as nuk ishte duke punuar jashtë objektit”, ka deklaruar Tahiri.

Aktualisht pritet konfirmimi zyrtar nga Spitali i Skenderajt për shkaqet e saktë të vdekjes.

Gazeta Kosova është në përpjekje për të siguruar informacione të mëtejshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit