spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedi në Romë: Gjenden trupat e një gruaje dhe foshnje në një park, dyshohet lidhje familjare

Një pasdite e qetë vere në parkun Villa Doria Pamphili në Romë u kthye në skenë tragjedie, pasi u zbuluan trupat e pajetë të një foshnjeje dhe një gruaje. Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë.

Trupi i një foshnjeje rreth gjashtë muajshe u gjet rreth orës 16:30 të së shtunës në një zonë të mbushur me mbeturina. Fillimisht, kalimtarët menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohet një burrë, zbuluan të vërtetën e tmerrshme. Foshnja ishte lakuriq dhe me shenja traume.

Katër orë më vonë, rreth 100 metra larg, u gjet një trup i dytë – i një gruaje të veshur, por pa dokumente, i fshehur në një thes të zi. Hetuesit dyshojnë se mund të jenë nënë e bijë, por këtë do ta konfirmojnë analizat e ADN-së.

“Është një histori absurde,” tha prokurori Antonio Verdi. Ai shtoi se sipas vlerësimeve paraprake, gruaja ka vdekur përpara foshnjës, ndërsa nxehtësia ka përshpejtuar dekompozimin e trupit të saj.

Dëshmitarë të ndryshëm kanë ndihmuar hetimet. Një familje që po luante volejboll zbuloi trupin e gruas, ndërsa dy gra raportuan një grua të re në gjendje të çrregullt psiko-emocionale në park, vetëm pak orë pas zbulimit të trupit të parë.

Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë për të hetuar hyrje-daljet në zonë dhe po verifikon nëpër spitale për ndonjë gjurmë të mundshme të viktimave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit