Tragjedi në Prizren: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesën e tij, dyshohet se u vetëlëndua, nis hetimi për zbardhjen e rrethanave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Prizren, ku Elvir Batal, 43-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Shotë Galica”.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 11:00, vëllai i tij, A.B, është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka njoftuar se dyshonte se Elviri mund t’i kishte bërë keq vetes.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se 43-vjeçari ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, drejtues të hetimeve të stacionit dhe më pas ekipi i Hetimeve Rajonale, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Sipas informacioneve fillestare, motivet e ngjarjes mbeten të panjohura.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i Elvir Batal është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten objekt hetimi.

Ngushëllime familjes Batal për humbjen e më të dashurit të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit