Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda saj nuk kanë arritur të shpëtojnë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri.
Si pasojë e goditjes, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës dhe është ndalur pranë anës së qarkores. Gjendja e shoferit të kamionit ende nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.









