Një ngjarje tragjike ka tronditur sot fshatin Maliq të Korçës.
Si pasojë e një zjarri në banesë, dyshohet se kanë humbur jetën nëna dhe djali 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçe po trajtohet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve të Abcnews.al, vdekja dyshohet të ketë ardhur nga asfiksia.
Zjarri në banesën e familjes Azisllar dyshohet të ketë shpërthyer nga soba (shporeti me dru).








