Tragjedi në Kanada: Detaje nga vrasja e shqiptarës nga burri i saj, më pas ekzekutohet nga Policia

Personi në foto është 38-vjeçari Anthony Deschepper, 38-vjeçari i cili vrau gruan e tij shqiptare, Savannah Kulla 29 vjeç në Kanada.

Shkaqet e krimit janë ende të paqarta ndërsa ajo që ka mbetur pas, janë vetëm fëmijët e çiftit, pasi autori u ekzekutua nga policia pas ngjarjes.

Një buqetë me lule është vendosur në trotuar në nderim të shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti ndërsa autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për ngjarje e kobshme.

Image

Komuniteti i Brampton është tronditur nga ngjarja ndërsa çifti tashmë kanë lënë pas 3 djem dhe 1 vajzë të vogël. Pas vrasjes së gruas në një parking, autori tentoi të arratisej me foshnjen 1-vjeçare në duar, por u ekzekutua nga policia, ndërsa fatmirësisht fëmija shpëtoi.

Dyshohet se çifti kishin probleme ndërsa mediat raportojnë se autori 38-vjeçar tentoi të largohej nga vendngjarja më ndihmën e një gruaje tjetër që e priste me makinë.

Image

Pamje nga vendngjarja

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit