Tragjedi në Istog: 49-vjeçari humb jetën pas rënies nga ndërtesat e “Felix”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Istogun, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator 2025, në rrugën “Fehmi Agani”, te ndërtesat e “Felix-it”, ku viktimë ka mbetur Arben Mehmetaj rreth 49-vjeçar. Ngjarjen e kanë parë edhe dëshmitarët, të cilët kanë njoftuar autoritetet.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e zonës, ndërkohë që mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e Mehmetajt. Në lokacion kanë arritur edhe njësiti i hetimeve, krim-tekniku dhe prokurorja kujdestare, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe i është kaluar njësisë së hetimeve Rajonale për procedura të mëtejme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit