spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tragjedi në Bergamo: 35-vjeçari “thithet” nga një turbinë aeroplani

Një 35-vjeçar humbi jetën në një ngjarje tragjike në pistën e aeroportit Orio al Serio në Bergamo, Itali. Andrea Russo u thith nga motori i një avioni Airbus, teksa përgatitej ngritja e fluturimit të kompanisë Volotea, raporton Corriere della Sera.

Ngjarja ndodhi të martën, më 8 korrik, kur Russo arriti të kalojë të gjitha kontrollet e sigurisë dhe vrapoi drejt aeroplanit në pistë. Videoja e incidentit, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentet dramatike kur ai shkon rreth avionit dhe më pas drejtohet direkt drejt motorit të tij, ku edhe humbi jetën.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe po përqendrohen në orët e fundit të jetës së 35-vjeçarit, me skenarin kryesor të vetëvrasjes. Po punohet për të kuptuar motivet dhe arsyet që e çuan atë në këtë akt tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit