spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedi në Air India: 241 viktima, zbulohet kutia e zezë në vendin e aksidentit

Autoritetet indiane kanë gjetur kutinë e zezë në vendin e rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad, vetëm 28 orë pas aksidentit tragjik.

Ministri i Aviacionit Civil i Indisë tha se zbulimi i regjistruesit të të dhënave të fluturimit përfaqëson një hap kyç në hetimin që po zhvillohet nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve (AAIB).

Avioni Boeing 787 Dreamliner, me destinacion Londrën, u rrëzua vetëm 60 sekonda pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e 241 personave nga 242 që ndodheshin në bord. Mes viktimave ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se të paktën tetë persona në tokë humbën jetën.

Shtetasi britanik Vishwashkumar Ramesh është i vetmi i mbijetuar dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim. “Ende nuk mund ta besoj se si dola gjallë,” deklaroi ai për televizionin indian.

Një mjek i tha BBC-së se identifikimi i viktimave po bëhet përmes ADN-së nga të afërmit, ndërsa një zyrtar policor bëri të ditur se trupat e gjashtë personave janë kthyer tashmë te familjarët pasi u identifikuan vizualisht.

Autoritetet presin që të dhënat nga kutia e zezë të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti ajror tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit