spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Tragjedi: Lord David Lipsey humb jetën gjatë notit

Lord David Lipsey, anëtar i Dhomës së Lordëve nga radhët e Partisë Laburiste, ka ndërruar jetë tragjikisht në lumin Wye në Glasbury, Pows. Policia britanike konfirmoi se trupi i 77-vjeçarit u gjet në ujë, pas raportimeve se ai ishte parë për herë të fundit duke notuar në lumë.

Gjatë viteve 1970, në kohën e kryeministrit Jim Callaghan, Lipsey kishte shërbyer si gazetar dhe këshilltar në Downing Street. Ai u emërua në Dhomën e Lordëve në vitin 1999 me titullin Baron Lipsey of Tooting Bec dhe ishte një zë i fuqishëm në kampin laburist.

Në homazhet e shumta pas vdekjes së tij, Kryelordi i Dhomës së Lordëve shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të Lord Lipsey në jetën publike britanike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit