spot_img
spot_img
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Trafikim me njerëz në Gjilan: Ky është 29-vjeçari që dyshohet se e mbante nën kontroll dhe dhunë viktimën

Një rast i rëndë i dyshuar i trafikimit me njerëz është zbuluar në Gjilan, ku një 29-vjeçar dyshohet se përmes dhunës, kërcënimeve dhe kontrollit psikik e fizik ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë të re.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se i dyshuari, Besfort Morina, është arrestuar pas veprimeve intensive hetimore të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, të ndërmarra në koordinim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas informacioneve, viktima, 20 vjeçare, fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, ku gjatë trajtimit ka dhënë deklarata tronditëse. Ajo ka pohuar se ishte detyruar nga i dyshuari të kryente marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, nën kërcënim dhe përdorim force, duke iu bindur urdhrave të tij për shkak të frikës dhe presionit të vazhdueshëm.

Pas deklaratës së viktimës, autoritetet kanë ndërmarrë kontrolle mjekësore, intervistime dhe veprime të tjera hetimore, ndërsa viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave, sipas procedurave ligjore.

Më 27 janar 2026, pas grumbullimit të provave dhe identifikimit të të dyshuarit, ai është ftuar për intervistim dhe është marrë në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe viktima të tjera të përfshira në këtë rast të rëndë penal.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit