spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Trafik ndërkombëtar kokaine, arrestohet partneri i vajzës së ish-deputetes Bregu

Një tjetër operacion i bujshëm antidrogë i zhvilluar nga SPAK ka çuar në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Operacioni, i mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese partnere europiane, ka rezultuar me dhjetëra arrestime, mes tyre edhe emra të njohur nga bota e biznesit dhe jetës publike shqiptare.

Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe Klevis Hoxhosmani, i njohur për lidhjen e tij me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. Çifti është njohur për stilin e jetës luksoze, me shfaqje të shpeshta në Dubai, Monako dhe destinacione të tjera ekskluzive, të ekspozuara shpesh në rrjetet sociale.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se grupi i shkatërruar ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë, që përfshinte bashkëpunëtorë në disa shtete dhe struktura të sofistikuara për trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimet e fundit kanë hedhur dritë mbi lidhjet e krimit të organizuar me figura të ekspozuara të jetës publike dhe të botës së biznesit shqiptar, duke ringjallur shqetësimet për ndikimin e krimit në ekonomi dhe shoqëri.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të rrjetit dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktivitetet kriminale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit