Totenhemi është fituesi i Ligës së Europës për sezonin 2024/2025. Klubi londinez ka fituar 1-0 ndaj Mançester Junajtid në finalen e luajtur në në “San Mamés” në Bilbao. Në minutat e para, Totenhemi ishte më kërkues, por pa arritur dot të konkretizonte rastet në mënyrën e duhur. Më pas “Djajtë e Kuq”iu afruan golit me Dialo.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 41, ku Brenan Xhonson përfitoi nga një hezitim i Onanës dhe përgjumjes së mbrojtjes së Junajtid, dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijim i Luk Shou.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për londinezët. Në pjesën e dytë, Totenhemi “parkoi” autobuzin, duke ia bërë shumë të vështirë Junajtid për të gjetur golin e barazimit.
Në minutën e 68, ekipi I Amorim iu afrua golit me Hojlund, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e Vikario dhe goditi me top, por ishtë ndërhyrja e jashtëzakonshme e Miku van de Ven, i cili shmangu golin.
Në minutën e 74, Junajtid iu afrua sërish golit, këtë herë me Garnaçon, por goditja e tij e fort u devijua nga Vikario. Në minutat stesë, Luk Shou goditi bukur me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, por portieri Vikario bëri një mrekulli me pritjen tij. Shifrat përfundimtare, Totenham 1, Mançester Junajtid 0.
Totenhem fiton kështu jo vetëm Ligën e Europës, por edhe biletën për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa Mançester Junajtid i drejtuar nga Amorim mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon komplet të dështuar.
Në muajin gusht, Totenhemi do të diskutojë edhe trofeun e Superkupës së Europës, ku do të ndeshet me fituesin e Champions League Inter-PSG. Kjo ndeshje do të luhet më 31 maj, ku do të vendoset edhe fituesi i trofeut me veshë të mëdhenj.






