spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Totalisht i shkrumbuar, ky është motori që përdori autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufit

Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua një natë në parë në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje u gjet një motor i djegur që dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit, ku shihet se motori është shkrumbuar totalisht.

Gjithashtu mësohet se pas kontrolleve dhe verifikimeve në mbetjet e motorit të djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Bëhet fjalë për një automatik të shkurtër, si pasojë e zjarri edhe arma është shkrumbuar totalisht.

Motori i djegur po i nënshtrohet një ekspertize nga policia e Tiranës, për të parë nëse në të gjenden gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Bujar Nasufit.

Image

Pranë vendit ku u gjet motori I djegur, policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e autorit të dyshuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit