Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka shpërthyer me një reagim të ashpër publik ndaj opinionistit Arjan Konomi, pas një debati të ndodhur në programin Fan Club mes tij dhe ish-valltares, Linda Kalemi.
Shqipe nuk i kursen fjalët e forta, duke e akuzuar Konomin se ka humbur toruan dhe nuk di të ndajë televizionin nga rrjetet sociale: “Ky bastard, ordiner që mendon se është live në TikTok… e ka ngatërruar televizionin me rrjetet sociale,” shkruan ajo e revoltuar.
Ajo cilëson sjelljen e tij si të turpshme, veçanërisht duke marrë parasysh kontekstin e Ditës së Gruas: “Të lejosh një ‘opinionist’ barbon të ofendojë me këtë lloj fjalori një grua në një ditë të shënuar si 8 Marsi…”
Përveç Konomit, Shqipe kritikoi edhe panelin dhe të pranishmit e tjerë në studio, duke i akuzuar se heshtja e tyre tregon mungesë respekti për veten dhe për të tjerët: “Turp dhe për ato që ishin aty që s’patën as respekt për veten që ta stoponin, e jo më të kishin respekt për tjetrën. S’keni faj, keni arritur kulmin në nivelet më të larta,” përfundon ajo reagimin e saj të fortë.










