Ceremoni e Topit të Artë 2025, po vijon me shpërndarjen e çmimeve të ndryshme, përpara se të kulmojë me kurorëzimin e lojtarit më të mirë të vitit.
-Çmimin trajneri i vitit e fitoi, Luis Enrique, i cili i dha Paris Saint-Germain më në fund Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar duke shkatërruar në finale Interin 5-0. Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, fitoi çmimin për trajneren e vitit për femra.
-Çmimi portieri më i mirë, (Trofeut Yashin) u fitua nga Hannah Hampton e Chelseat për femrat dhe Gianluigi Donnarumma për meshkuj.
-Çmimi Gerd Muller, për sulmuesin më të mirë të vitit, u fitua nga Ewa Pajor për femra dhe Viktor Gyokeres për meshkuj. Pajor e Barcelonës, fitoi trofeun Liga F Pichichi me 25 gola dhe Viktor Gyokeres shënoi një shifër marramendëse prej 39 golash në 33 ndeshje të Primeira Liga-s për Sporting CP.
Skudra e viti; Arsenali është fituesja e çmimit Klubi i Vitit për Femra! Ata fituan Ligën e Kampionëve për Femra UEFA sezonin e kaluar, duke e fituar trofeun për herë të parë që nga sezoni 2006/07. Paris Saint-Germain është Klubi i Vitit për Meshkuj! Nuk është ndonjë surprizë e madhe këtu, Parisienët fituan Ligën e Kampionëve UEFA për herë të parë në sezonin 2024/25.








