Toney provokon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Eksperienca e Toney-t në “Big Brother VIP Kosova” përfundoi mbrëmjen e së premtes, por vëmendja rreth tij mbetet e lartë.

Përmes një videoje të ndarë në Instastory nga menaxheri i tij, ish-banori ka gjetur rastin të falënderojë të gjithë ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe dashurinë që i kanë dhuruar përgjatë qëndrimit në shtëpi.

Ndërkohë, në një video tjetër menaxheri i tij Bini Diez, ka publikuar Toneyn, i cili shihet i veshur me një duks që mbart një mesazh: “20K” – shifra që banorët hoqën nga çmimi i madh për t’i mundësuar atij rihyrjen në shtëpi.

Bini Diez nuk i ka kursyer komentet: “Çka janë 20 mijë euro për këtë djalë?” dëgjohet të thotë menaxheri në video, duke treguar se vlera e Toney-t si person dhe artist i tejkalon shifrat monetare që u diskutuan aq shumë brenda shtëpisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit