Në media javë më parë u raportua për lidhjen e Toneyt, banorit të Big Brother VIP Kosova 4, me prezantuesen Ega Islami.
E duket se ka zhvillime tepër interesante në jetën e dyshes. Gjërat kanë marrë një drejtim krejt tjetër duke u bërë shumë më konkrete.
Lidhja e tyre mund të quhet tashmë zyrtarisht familjare, pasi raportet janë thelluar ndjeshëm, raporton Prive by Liberta Spahiu. Dyshja simpatike kanë vendosur të hedhin hapin e madh dhe po provojnë një lloj bashkëjetese për të parë se si funksionojnë në përditshmërinë e tyre jashtë syrit të publikut.
Burime të sigurta pranë nesh tregojnë se bukuroshja e ekranit ka qëndruar për disa javë në Zvicër pranë partnerit të saj, duke u ambientuar me një jetesë të re dhe duke provuar dinamikën e të qenit bashkë çdo ditë.
Ky kalim kohe konfirmon se ata e kanë marrë shumë seriozisht njëri-tjetrin, duke lënë pas çdo lloj skepticizmi fillestar. Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit më të mirat në këtë kapitull të ri.









