Toney ishte banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.
Ai nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave nga publiku për të vazhduar më tej në garë.
Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, Toney ishte ai që përfundoi rrugëtimin e tij, një largim që u konsiderua i papritur.
Ky eliminim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë.
Pas largimit Toney la një mesazh për Benitën duke treguar se e pret jashtë.
“Me Benitën do kemi diçka jashtë, po e pres. Kam fitu dikë të zemrës aty dhe shpresoj të vazhdojë jashtë”, tha ai.
Ky mesazh ka habitur shikuesit e BBVK-së pasi dyshja nuk kanë shfaqur publikisht afërsi dhe ndjenja gjatë kohës sa Toney ishte brenda në shtëpi.
@bigbrotherkosova Toney: Me Beniten do të kemi diçka jashtë, po e pres!
♬ original sound – Big Brother VIP Kosova








