spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin, familja apelon për ndihmë

Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, 57 vjeçare, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore pasi është diagnostifikuar me kancer në mushkëri. Aktualisht, ajo ndodhet në repartin intensiv të spitalit Sistina në Shkup, ku një natë qëndrimi kushton 850 euro.

Prej një jave, Syzana po trajtohet me kujdesin më të lartë mjekësor, ndërsa familja e saj ka shpenzuar çdo kursim që kishte. Me kërkesë të familjarëve dhe kolegëve, është bërë një thirrje publike për ndihmë financiare që t’i mundësohet vazhdimi i trajtimit.

Syzana Krasniqi ka shërbyer për 25 vite në uniformën e Policisë së Kosovës, duke qenë gjithmonë shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të dërgojnë ndihmat e tyre në llogarinë bankare të bashkëshortit të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit