spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Tmerrohen pasagjerët nga Kosova në Turqi – Shoferi i një veture, i cili mbante armë në brez u bllokon rrugën dhe ua thyen xhamat…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë rrugës nga Stambolli për në Kosovë, ku autobusi i kompanisë së njohur Turkish ALPAR, që udhëton rregullisht në këtë linjë, është përballur me një situatë të papranueshmem shkruan GazetaKosova.net

Sipas dëshmive të pasagjerëve, shoferi i një veture, i cili mbante armë në brez, ka bërë tejkalime të rrezikshme për një orë të tërë, duke bllokuar qëllimisht rrugën e autobusit.

Në fund, situata ka eskaluar – shoferi ka thyer xhamin e autobusit, dhe për pasojë, ka ndodhur një aksident.

Pasagjerët janë tronditur nga ky incident, duke theksuar se një rast i tillë përbën rrezik serioz për jetën e udhëtarëve dhe sigurinë në komunikacion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit