Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar për president të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufcën.
“Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”.
Pas publikimit të këtij njoftimi komentet në faqen e Vetëvendosjes janë disproporcionalisht në mbështetje të Vjosa Osmanit, dhe në kundërshtim të Glauk Konjufcës.












