Tjetër zhdukje misterioze/ Humbet gjurmët miku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt, familja prej dy javësh në kërkim të tij

Zhduket pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj, Eraldo Muça, një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikajt, të ekzekutuar 3 vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala, pas kontaktit me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e djalit të tyre të vetëm.

Mësohet se Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij. Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

30-vjeçari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj. Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.

Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar. Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.

Ky është një tjetër rast i frikshëm i zhdukjes pa asnjë gjurmë të personave të lidhur me botën e krimit. Duke parë rritjen e rasteve të tilla, mund të thuhet se bota e krimit ka gjetur një tjetër mënyrë për të hequr qafe kundërshtarët, pa lënë asnjë gjurmë, ose mbase aftësia e këtyre personazheve për tu zhdukur nga sytë e shtetit dhe armikut, është në nivel “Hollywood”-ian.

Mjafton të përmendim rastin më të njohur atë të Ervis Martinajt i cili tashmë rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Rasti tjetër është ai i dy djemëve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari të cilët rezultojnë të zhdukur që nga prilli i vitit 2023. Pavarësisht se familjarët e tyre dyshonin se dy 46-vjeçarët, të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë së Konispolit. Edhe pse ka pasur kontrolle në atë zonë ende sot nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Gjithashtu edhe për të shumkërkuarin, Talo Çela nuk ka asnjë informacion. Ai rezulton i zhdukur prej viti 2023 kur avokati i tij, Luan Kaloçi, para gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shprehej se nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij dhe se prokurën për përfaqësim e kishte firmosur vëllai i tij para se te vritej.

Pavarësisht se disa nga njerëzit më të rrezikshëm dhë më të kërkuar të botës së krimit në Shipëri janë zhdukur prej kohësh, polica dhe shteti shqiptar ende nuk ka një përgjgije mbi fatin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit