Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Slloveni.
E papritur po e vërtetë, një burrë në qytetin slloven të Velenjes i hoqi kokën statujës së Josip Broz Titos gjatë natës, raporton RTV Slovenia.
“Ne dënojmë vandalizmin që u krye natën në Sheshin Tito, ku autori dëmtoi monumentin e Titos dhe ia hoqi kokën”, tha administrata e qytetit.
Ata shtuan se do ta riparojnë sa më shpejt statujën 6 metra të lartë të skulptorit Antun Augustincic dhe do ta kthejnë në gjendjen e saj origjinale.
Koka e prerë u gjet në bagazhin e një Skoda Kodiaq, pronë e një burri 49-vjeçar, i cili u arrestua për vandalizëm. Kryetari i bashkisë, Peter Dermol, e quajti aktin si “turp”.






