spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Tifozi i “Arpagjikve” dënohet me 10 ditë burg në Mal të Zi për grafitin “ARPZ UÇK 1878”

Një tifoz i “Arpagjikve” të Prizrenit është dënuar me 10 ditë burg , pasi ka pranuar se të enjten në Herceg Novi në lagjen Meljine ka shkruar grafitin “ARPZ UÇK 1878”.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta malazeze “Vijesti”.

Sipas gazetës, atij gjithashtu i është shqiptuar masa mbrojtëse e dëbimit nga territori i Malit të Zi për një periudhë prej një viti.

“I pandehuri ka pranuar kryerjen e kundërvajtjes dhe ka theksuar se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve ku ai bën pjesë, ndërsa mbishkrimi ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka sqaruar se ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve”, është konfirmuar për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje.

“Arpagjikt” e Prizrenit janë ndaluar sonte nga policia malazeze gjatë kthimit nga Italia, pasi kishin mbuluar një grafit të “Delije” në territorin e Malit të Zi me mbishkrimin “ARPZ-UÇK-1878”.

Për këtë ka reaguar edhe KB Bashkimi duke shkruar ndër të tjerash se është e papranueshme që “Arpagjikt” të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar: UÇK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit