spot_img
spot_img
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

Tifozët në Angli shpërthejnë me komente për Granit Xhakën

Tifozët anglezë kanë vërshuar me komente pozitive për paraqitjen brilante të kapitenit Granit Xhaka.

Në faqen zyrtare të Sunderlandit, dhjetëra ndjekës kanë komplimentuar mesfushorin shqiptar për lojën e tij fantastike.

Vlerësimet nuk kanë ardhur vetëm nga tifozët e Sunderlandit, por edhe nga ata të Arsenalit, të cilët e kanë falënderuar publikisht Xhakën dhe janë shprehur krenarë për të.

Ata kanë theksuar se përvoja dhe lidershipi i tij ndihmuan Sunderlandin ta ndalë Manchester Cityn, duke nxjerrë një barazim të madh 0:0 në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League.

Tifozi Peter Josef Naef, ka shkruar me superlativ për Xhakën: “Xhaka me 33 vite në formën e tij më të mirë.

Për shumë vite Xhaka luajti “një lloj futbolli të sigurisë”. Ai pati ulje-ngritje duke luajtur për Zvicrën.

Tani ai do të jetë një lider i shkëlqyeshëm. Ai do të luajë n ëKupën e Botës për herë të katërt radhazi. Shkuarja në Sunderland ishte një zgjedhje shumë e mirë”.

Ernest Nwachukwu, ka bërë një pyetje shumë interesante: “Si e la Arsenali Granit Xhakën të largohej? Përbindësh absolut. Mentalitet fitues”.

Jonteez Skidd, ka komentuar: “Xhaka ka vendosur t’i japë ish-klubit të tij dhuratën më të mirë të Vitit të Ri. Zoti ju bekoftë ju dhe klubin tuaj”.

Marete Muriithi i fascinuar: “Sunderland, Xhaka dhe tifozët…. Çfarë klubi!”

Ahmad Ibrahim habit me një shkrim: “I dashur kapiten Granit, ‘Topçinjtë’ të duan dhe na dhe një avantazh kundër tyre”.

Gilbert Bett, i lumtur që e ndalën Manchester Cityn: “Xhaka është i lumtur me Arsenalin që do ta fitojmë ligën”.

Victor Onyeka falënderon Xhakën: “Lart ‘Topçinj’. Jemi 4 pikë përpara


Faleminderit Sunderland dhe faleminderit Xhaka”.

Kay Flow, mburret me Arsenalin: “Një herë ‘Topçi”, gjithmonë “Topçi”, faleminderit Xhaka, Faleminderit Sunderland. Kohë e mirë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit