spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Tifozët e skuadrës së madhe kroate çartin serbët para ndeshjes me shqiptarët  

Hajduku i Spliti po përgatitet për ndeshjen e madhe të rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League në futboll.

Skuadra e madhe kroate do të ndeshet me Dianmo Cityn nga Tirana.

Ndeshja e parë luhet të enjten e të hënës së ardhshme (7 gusht) në Split dhe e kthimit më 14 gusht në kryeqytetin shqiptar.

“Tifozët e Hajdukut të Splitit bëjnë thirrje për ndeshjen e javës së parë për të shënuar përvjetorin e madh dhe të triumfit ndaj okupatorit serb.

Media serbe “Informer” çartet duke shkruar me nervozizëm ndaj Hajdukut.

“Urrejtja e kroatëve ndaj popullit serb po bëhet gjithnjë e më e fortë çdo ditë…

Sjellja skandaloze e fqinjit perëndimor po merr dimensione të reja dhe e gjithë kjo është konfirmuar nga tifozët e Hajdukut të Splitit.

Anëtarët e “Torcidës” kanë ftuar të gjithë mbështetësit e ekipit nëpërmjet rrjeteve sociale për ndeshjen e javës së parë të kampionatit kroat me qëllim përkujtimin e “Stuhisë” në vitin 1995”, shkarravit mes të tjera media serbe.

“Kjo ndeshje është me rëndësi të veçantë sepse do të shënojmë dhe festojmë 30-vjetorin e fitores më të madhe të ushtrisë kroate dhe të të gjithë kroatëve kundër agresorëve.

Spektakli është i garantuar dhe për këtë na duhet një tribunë e plotë në veri. Prandaj, nuk ka ftesë më të mirë për të sjellë flamurin kroat dhe për të qenë në Polud të dielën në orën 21:00″, shkroi grupi i tifozëve “Torcida”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit