Mallorca po luan në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi ndaj Real Madridit dhe Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 dhe 3-0 respektivisht.

E para fillimit të ndeshjes me Valencian, tifozët vendas kanë përgatitur një pankartë gjigante me foton e Vedat Muriqit ku shkruhej “Ishulli i Piratit”.
Ky gjest nga tifozët e Mallorcas tregon edhe një herë tjetër lidhjen e fortë që sulmuesi dardan ka krijuar me tifozët e klubit, duke u shndërruar edhe në një idhull të tyre.
Në rast fitoreje ndaj Valencias, Mallorca do të forconte gjasat e saj për të siguruar mbijetesën në La Liga.