spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas gjobës së FIFA-s ndaj FSHF-së: Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë

Pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 161,500 franga zvicerane dhe për ta detyruar që ndeshja e radhës ndaj Letonisë të luhet me 20% të stadiumit të mbyllur për publikun, kanë reaguar menjëherë Tifozat Kuq e Zi (TKZ).

Dënimi erdhi pas ndeshjes Shqipëri-Serbi të luajtur më 7 qershor në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, që përfundoi pa gola. FIFA arsyetoi sanksionet me “sjellje të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”.

Grupi i njohur i tifozëve shqiptarë, TKZ, e ka quajtur këtë situatë pasojë të politikës së FSHF-së ndaj tyre dhe eliminimit të tyre nga procesi i shpërndarjes së biletave:

“Një herë vendosën ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është ‘menaxhimi i kontrolluar’ i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik”, thuhet në reagimin e TKZ-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit