spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti akuzon keq Labin

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga një debat i fortë, ku protagonistë të kësaj përplasjeje ishin Sasa, Labi dhe Labinoti. Ajo që nisi si një diskutim mbi identitetin dhe ndjenjat kombëtare, ka degjeneruar në akuza personale dhe të papritura.

Gjatë debatit, Labi ka vënë në pikëpyetje ndjenjat kombëtare të Sasës, duke e pyetur atë nëse ndihet vërtet shqiptare. Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili ka ndërhyrë ashpër duke i kujtuar Labit të kaluarën e tij jashtë shtëpisë. Labinoti e ka thumbuar drejtpërdrejt Labin, duke i thënë se ai nuk ka moral të bëjë pyetje të tilla kur vetë ka krijuar familje me një serbe.

Me tone të larta, Labinoti i është drejtuar Labit me fjalët: “Si po e pyet Sasen a ndihesh shqiptare, kur ti je më keq? Ti ke fëmijë me serbe jashtë!”.

Nga ana tjetër, Labi i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, duke i quajtur shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij. Megjithatë, Labinoti nuk është tërhequr, duke deklaruar me bindje se këto janë të vërteta që ai i di me siguri dhe se “faktet nuk mund t’i mohosh”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit