Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Juelës dhe Stenaldos, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve.
Gjatë përplasjes, Juela e ka akuzuar Stenaldon se ka përdorur lotët e saj për interesin e tij, ndërsa ai i është kundërpërgjigjur ashpër duke e quajtur “të pafytyrë”.
Pjesë nga debati:
Juela: Ti ke vënë në dyshim lotët e mi, edhe unë këtu me ty e mbyll.
Stenaldo: Bravo, unë po flas për tjetër qarje përpara se të shpëtoheshe.
Juela: Unë në jetën time jam mësuar gjithmonë me durim, por ti ke përdorur lotët e mi.
Stenaldo: Ua, sa e pafytyrë paske qenë!
Juela: Ti i përdore lotët.
Stenaldo: Pse prapë të drejtë do ketë Mali përballë meje?!
Juela: Ti duhet ta kishe shpëtuar Malin që të ishe koherent.
Stenaldo: Mali është i shpëtuar, unë nuk të shpëtova ty.
Juela: Ti ke shpëtuar Juelën pasi ke garantuar që grupet e tjera janë eliminuar dhe do të dilje si i mirë. Unë nuk e konsideroj fare veten të shpëtuar nga ti, ti po vdisje të dilje i larë.
Stenaldo: Ti po vdisje për t’u shpëtuar, po mbaroje…
Debati mes dy banorëve ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ka arritur në një pikë pa kthim, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e lojës brenda shtëpisë.








