spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Thirrja e Pacollit: T’u merren mandatet atyre që refuzojnë të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet t’u merren mandatet atyre që, sipas saj, refuzojnë të votojnë.

Pacolli thotë se procesi i konstituimit po bllokohet nga PDK, LDK e AAK, çka, sipas saj, të tria po e shkelin Kushtetutën e Rregulloren e Kuvendit.

“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ndërkohë, deputetët e Kuvendit do t’i kthehen sërish nesër sallës plenare në tentimin e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Ndërkaç Kushtetuesja në aktgjykimin e saj të fundit ka specifikuar afatin 30 ditor për konstituim që i bie të jetë 26 korriku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit