spot_img
spot_img
Monday, March 9, 2026
spot_img
spot_img

Thikë, kallashnikov, granatë e drogë – 30 ditë paraburgim për të dyshuarin kryesor për tentim-vrasje në Mitrovicën e Veriut

Një incident i rëndë me elemente të dhunës dhe armëve të rrezikshme është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku një person është therur me thikë, ndërsa gjatë bastisjes policia ka gjetur arsenal armësh, eksploziv dhe substanca narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 21:15 në rrugën “Andri Dinana”, pranë hotelit “Ador”, pasi Spitali Rajonal në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar policinë se një person i plagosur me thikë kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Viktima P. Ilić është dërguar në repartin e kirurgjisë me plagë nga mjeti i mprehtë. Sipas deklarimit të tij, pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me një çështje qiraje, tre persona kishin dalë nga një veturë Fiat Punto me ngjyrë të zezë, e kishin sulmuar fizikisht dhe njëri prej tyre e kishte goditur me thikë katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak.

Pavarësisht plagëve të marra, viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mbetur në spital nën trajtim mjekësor.

Pas marrjes së informatave operative, policia ka lokalizuar një nga të dyshuarit, Balsha Ivanović, në banesën e nënës së tij, ku ai dyshohet se po përpiqej të largohej me një çantë personale.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh provash materiale, përfshirë:

• thikën që dyshohet se është përdorur në sulm dhe dy thika të tjera

• një armë automatike AK-47 me karikator dhe municion të kalibrit 7.62 mm

• një granatë dore M-75, dy detonatorë (“shok bombe”) dhe një flakadan

• një jelek antiplumb

• një peshore, mulli për përpunimin e narkotikëve dhe qese për paketim

• bimë të dyshuara narkotike dhe një cigare që dyshohet të jetë marihuanë


• 34 fishekë dhe një kuti me 15 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm

• para në dinarë serbë në shumën 196.160 dinarë

Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë patrulluese, hetuesi kujdestar, forenzika dhe njësia rajonale e hetimeve, ndërsa për shkak të mjeteve shpërthyese është angazhuar edhe njësia EOD, e cila ka tërhequr eksplozivin.

I dyshuari Balsha Ivanović është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit, por ka shfrytëzuar të drejtën për të heshtur. Ndërkohë, dy personat e tjerë të përfshirë në rast, Pavle Prica dhe Nikola Mitić, fillimisht ishin në arrati.

Policia ka konfiskuar edhe veturën që dyshohet se është përdorur në incident.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për veprat penale: “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje në Mitrovicë.

Një ditë më vonë, më 7 mars, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, Pavle Prica dhe Nikola Mitić, të cilët pas intervistimit në prani të avokatëve janë liruar në procedurë të rregullt për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Ndërkohë, më 8 mars 2026, i dyshuari kryesor Balsha Ivanović është nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit