Një përleshje me thikë ka rezultuar në lëndimin e dy personave, në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”.
Sipas raportit policor, viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë nga tre të dyshuar.
Të dyshuarit në fjalë janë identifikuar dhe arrestuar.
Të njëjtit, pas intervistimit, u dërguan në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.








