Gazeta ka raportuar më parë për një therje me thikë në një kafiteri në Prishtinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Në konflikt janë përfshirë: Egzon Qerimi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, Donat Vitia, i lënduar gjatë përleshjes, Elion Vitia, i dyshuari që dyshohet se e ka përdorur thikën gjatë rrahjes.
Motivi dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për borxh, që çoi në përplasje fizike me pasoja.
Ndërsa, rreth gjendjës së të lënduarve ka folur mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori, duke njoftuar se dy të lënduarit kanë pasur lëndime në duar dhe në krahë.
“Dy pacient të lënduar me mjet të mprehtë me lëndime në ekstremitetin e sipërme. Njëri është trajtuar në emergjencë dhe është liruar, ndërsa tjetri është në trajtim e sipër nga kirugu plastik”, u deklarua Govori.








