Therje me kaçavidë në një kafiteri në Ferizaj: 32-vjeçari përfundon në Emergjencë, dy të dyshuarit largohen

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e 21 shtatorit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, pranë kafiterisë “VB-OIL”, ku një 32-vjeçar është sulmuar me një mjet të fortë, dyshohet kaçavidë.

Burimet bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 22:40, në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima, Driton Nuha, 32-vjeçar, ka deklaruar se është sulmuar brenda kafiterisë nga dy persona, të cilët dyshohet se e kanë goditur me kaçavidë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuha është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.


Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti i është kaluar Njësisë së Hetimeve për procedura të mëtejshme, ndërsa dy të dyshuarit mbeten për t’u identifikuar dhe lokalizuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit