Themelimi i xhandarmërisë, Ekspertët: Analizë ligjore dhe koordinim me NATO

Qeveria në detyrë ka bërë të ditur se ka nisur hapat për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës, një strukturë sigurie me karakter gjysmushtarak.Sipas ekzekutivit, kjo forcë synon forcimin e kontrollit kufitar, luftimin e terrorizmit dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ideja është menduar prej kohësh, ndërsa ekspertë të sigurisë dhe ish-zyrtarë ushtarakë kanë ngritur dilema për kapacitetet, bazën ligjore dhe koordinimin me NATO-n dhe KFOR-in.Qeveria në detyrë të martën njoftoi se ka ndërmarrë hapat për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës, një forcë e sigurisë kjo me karakter ushtarak që kryen detyra policore.

Se punimet për këtë kanë nisur kohë më parë ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.“Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria, prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, të mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te mbrojtja e infrastrukturës kritike”, ka thënë Kurti.

Kritika për këtë vendim ka dhënë ish-komandanti I FSK-së, Kadri Kastrati, sipas të cilit, vendi nuk ka kapacitete për këtë .“Unë këtë vendim e kisha marr pas një kohe të caktuar, nuk po them dy vite po një grup ekspertësh, qofshin ata edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve që do ta studionin saktë se çfarë ndryshime duhet të ketë, çfarë pajisjesh, armatime, çfarë kosto do të ketë, bazën ligjore ta vendosin në vend dhe pastaj të merret një vendim i tillë, unë mendoj se nuk kemi kapacitet edhe ekonomik që ne ta bëjmë një njësit paramilitar, jashtë policisë së Kosovës”.

Vendim të duhur por me shumë sfida përpara e quajnë këtë nismë edhe njohës të sigurisë.“Kjo do të lehtësonte punën e policisë së Kosovës, përderisa ata kanë jashtëzakonisht shumë obligime brenda vendit dhe kjo do tua lehtësonte çështjen e marrjes së veprimeve të rënda, siç është mbrojtja e kufirit, kontrolli i trafikut të drogës, terrorizmit dhe veprimet e tjera kriminale në fushën e rëndë dhe do të bëhej një gardë e specializuar për këto qëllime”, ka thënë për RTK, Gurakuq Kuçi nga OCTOPUS.

“Nëse një shtet donë me formuar një formacion gjysmushtarak, sepse ky është gjysmushtarak, nuk mundet thjeshtë kjo çështje të startoj nga niveli ministror dhe as qeveritar, për të sjell vendim për themelimin e saj, mund të jepet ideja, mund të jepen propozime, por jo të sillen vendime sepse për çështje të kësaj rëndësie në rend të parë duhet të jetë përgjegjës parlamenti i Kosovës, së dyti ne kemi KFOR-in dhe NATON këtu në Kosovë që nuk pranon askënd tjetër që të jetë partner ose në çfarëdo forme i angazhum në kuptimin ushtarak”, ka thënë Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë.E krijimi i xhandarmërisë ishte temë diskutimi edhe në takimin e kryeministrit Kurti me zëvendës ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, të cilit shefi I ekzekutivit ia shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me NATO-n në këtë drejtim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit