Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Prishtinë, gjashtë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në sheshin e Prishtinës është mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët po protestojnë kundër vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në mesin e pankartave të vendosura në shesh është edhe mesazhi “Jo në emrin tim”, ndërsa një tjetër mban mbishkrimin “Error 404, Justice Not Found” (“Gabim 404, Drejtësia nuk u gjet”).
Sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së Abelard Tahirit, i cili e ka takuar Thaçin në Hagë, ish-presidenti u ka çuar të fala qytetarëve që po marrin pjesë në protestë.
Protesta po vazhdon në sheshin e Prishtinës, ndërsa qytetarë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirën ku po zhvillohet tubimi.









