Thaçi rrëfen si eci 40 orë nga Shqipëria në Kosovë: Këmbëngula që UÇK-ja të mos shuhej

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer nga Haga për ditët e luftës dhe përpjekjet e tij për të ruajtur UÇK-në dhe për të mos humbur momentin politik të krijuar në Rambuje.

Në rrëfimin e tij, Thaçi ka thënë se kishte këmbëngulur që UÇK-ja të mos shuhej, duke e konsideruar të rëndësishme ruajtjen e forcës dhe të kauzës së Kosovës në një periudhë vendimtare.

Ai ka kujtuar edhe udhëtimin e vështirë nga Shqipëria drejt Kosovës në fillim të marsit të vitit 1999. Sipas tij, për rreth 40 orë ka ecur në këmbë nëpër terren malor, në disa pjesë edhe të minuara, për të hyrë në Kosovë pa u zbuluar nga forcat serbe.

“Për të mos u hetuar nga forcat serbe, gjatë ditës nuk lëviznim, strehoheshim në male. Çdo përpjekje për të kapërcyer kufirin ishte një hap më afër vdekjes. Por duhej bërë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se në atë periudhë ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e aleatëve dhe të momentit politik, duke argumentuar se asnjë popull nuk mund t’i realizojë të gjitha të drejtat i vetëm.

Sipas Thaçit, ruajtja e mundësisë së krijuar në Rambuje ishte e rëndësishme për zhvillimet që pasuan.

“Dinjiteti njerëzor dhe liria e atdheut ishin vetë jeta”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit