Thaçi thotë se është në izolim pa vendim gjyqësor dhe se i janë kufizuar të drejtat.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar nga Haga se procesi gjyqësor ndaj tij ka devijuar dhe duhet të garantojë drejtësi, e jo hakmarrje.
Në një intervistë për emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Thaçi ka thënë se prej gjashtë vitesh ndodhet në izolim pa një vendim gjyqësor.
“Ky proces ka devijuar. Duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje. S’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi”, është shprehur ai.
Thaçi ka kërkuar që procesi të jetë transparent, llogaridhënës dhe në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut.
Ai ka theksuar gjithashtu se në paraburgim i janë kufizuar të drejtat për të shprehur qëndrimet e tij.
“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të bërë atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, ka deklaruar Thaçi.









