Thaçi flet për momentet e fundit para nisjes në Hagë: Endriti më ishte ngjitur për trupi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Blendi Fevziun, ka treguar momentet e tij të fundit në Kosovë para nisjes drejt Hagës.

Thaçi njoftoi se si kishte ftuar në takim ambasadorët e shteteve të QUINT’it për t’i njoftuar lidhur me dorëheqjen e tij. Sipas tij, njëri nga ta, si më kryesorët, i kërkoi që të kthehej edhe më i fortë.

“Me t’u kthyer në Prishtinë, shkova tek flokëtari, Dreni, i thashë kësaj radhe qethmi flokët më shkurt se zakonisht… Nata kaloi shpejt. Më 5 nëntor 2020, në mëngjes i tregova Lumes dhe Endritit, i thirra edhe prindërit dhe u thashë: Po thonë që edhe unë duhet të shkojë në Hagë. U mërzitën shumë, më porositën: Ruaje shëndetin, çka t’vjen prej njeriut mos u mërzit. Qysh e ka shkruar Zoti. Rreth orës 10 kisha ftuar në takim të përbashkët ambasadorët e SHBA-së, Anglisë, Italisë, Francës dhe përfaqësuesin e BE-së. Ndjeja përgjegjësi t’i informoja edhe zyrtarisht për dorëheqjen nga presidenca. Kur po largoheshin, njëri prej tyre, më kryesori, u nda nga grupi dhe më tha: “Qëndro i fortë, mund të kthehesh edhe më i fortë””, deklaroi Thaçi.

Ndërkaq një përshkrim emocional bën për përshëndetjen e fundit që pati me djalin e tij, Endritin.

“Endriti më ishte ngjitur për trupi; ishte i fundit me të cilin u ndava përqafueshëm”, thotë Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit