Endrit Thaçi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e ish-krerëve dhe tha se do t’u bashkohet sapo të kthehet në Kosovë.
“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit. Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të babi dhe shokëve të tij. Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet e maturi”.
Thaçi përfundoi shkrimin e tij me deklaratën që historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim.
“Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë gdhendur në lëkurë ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim”.









