Vajza e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova në një postim të saj në Facebook ka thënë se kandidimi i vëllaut të saj Ukë Rugova për deputet është vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndëruar mbi vlera të forta.
Ish deputetja Rugova shkruan më tutje se ky vendim i tij ka peshë të veҫantë për familjen e tyre.
Postimi i plotë:
Kandidimi i Ukës për deputet nuk është vetëm një hap politik, por vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndërtuar mbi vlera të forta, sakrificë dhe dashuri për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Për familjen tonë, ky është një vendim me peshë të veçantë, sepse shënon vazhdimësinë e një misioni dhe të vlerave mbi të cilat jemi rritur e që na kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar në partinë e themeluar nga babai ynë, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.








